Meksikani Sergio Perez do të rikthehet në Formula 1 për skuadrën e Racing Point në Çmimin e Madh të Spanjës, pasi ka dalë negativ në testimin për COVID-19. Perez ka munguar në garën e fundit të zhvilluar në Silverstone të Anglisë, pasi kishte dalë pozitiv në koronavirus.
Ai ishte zëvendësuar nga Nico Hulkenberg, i cili përfundoi në vendin e shtatë në Silverstone, shkruan lajmi.net. Të enjten, Racing Point ka konfirmuar se Perez është testuar negativ, dhe do të rikthehet për Çmimin e Madh të Barcelonës, që mbahet më 16 gusht. Deri më tani, Perez ka mbledhur 22 pikë dhe renditet në vendin e tetë.