Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni ende është i mbyllur për komunikacion. Vendkalimet Mexhitlia (Manastir) dhe Dojran janë mbyllur për komunikacion. LAMM informoi se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri prej 50 – 100 metra ka në grykat malore Strazhë dhe Pletvar. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i matur. Në vendkalimet kufitare, përveç në vendkalimin Bogorodicë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Kjo informatë ka të bëjë në anën e Maqedonisë të vendkalimeve.