Bruksel, 14 janar – Shumica e evropianëve, kinezëve, amerikanëve këtë vit planifikojnë të udhëtojnë më pak më aeroplan me qëllim të zvogëlimit të emetimit të gazrave të dëmshme dhe parandalimit të ndryshimeve klimatike, theksohet në hulumtimin e publikuar sot të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI).
Në anketën e BEI, 36 për qind e evropianëve thanë se gjatë kohës së festave më pak kanë udhëtuar me aeroplan për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërsa 75 për qind planifikojnë këtë të bëjnë këtë vit, transmeton gazeta KOHA.
Numri i të anketuarve në Kinë të cilët planifikojnë më pak të udhëtojnë me aeroplan këtë viti është 94 për qind, ndërsa në SHBA është 69 për qind.
Industria e aviacionit zë pak më pak se dy përqind të emetimeve totale të gazrave të dëmshme, ndërsa kontrolli i ndotjes është i nevojshëm për shkak të rritjes dhe rritjes së pritshme të numrit të udhëtarëve në trafikun ajror.
Me anketën e BEI-s janë përfshirë në total 30 mijë anketues në 28 shtete nga BE, SHBA dhe Kinë. Kjo anketë është zhvilluar në periudhën prej 27 shtatorit deri më 21 tetor të vitit të kaluar.(koha.mk)