Evropa fillon karantinën, shtetrrethim dhe protesta

30

Rritja e numrit të të infektuarve në Itali detyroi autoritetet që të shkojnë drejt një mbylljeje të dytë.  Disa rajone të Italisë, ku përfshihen qytetet më të mëdha të cilat kanë dhe numër të lartë të infektuarish, ka nisur shtetrrethimi. Me masat e reja prej orës 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit qytetarët nuk lejohet të dalin nga shtëpitë. Por kjo masë është mirëpritur nga qytetarët. Mbrëmjen e djeshme, qytetarët në Napoli kanë mbushur rrugët dhe kanë protestuar kundër masave të reja. Ata u kanë vënë flakën kontenierëve, si dhe janë përplasur me trupat e karabinierëve.

Nën parullën “liri, dinjitet, punësim”, qytetarët kanë kundërshtuar mbylljen e qytetit në orët e caktuara nga qeveria, duke e përshkallëzuar revoltimin edhe në dhunë ndaj forcave të policisë bashkiake. Zëvendës ministri i Brendshëm, Matteo Mauri, i ka konsideruar përleshjet një luftë urbane dhe agresionin kundër policisë si akte kriminale që do të marrin gjykimin që u takon. Veç orareve të kufizuara Italia ka vendosur gjithashtu të mbyll të gjitha aktivitetet që konsiderohen “jo thelbësore” siç janë pishinat apo palestrat e të njëjtin fat mund të kenë edhe qendrat tregtare. Në 24 orët e fundi Italia regjistroi edhe numrin më të lartë të të infektuarve ditor me 19 mijë raste. Sipas autoriteteve mbyllja do të vijoi për 30-40 ditët e ardhshme.

Jo vetëm Italia por edhe gjithë shtetet Evropiane dhe Britania e Madhe janë në alarm për shkak se ço ditë regjistrojnë shifra të larta të të infektuarve. Për këtë arsye, Granca, Greqia dhe Britania në disa rajone kanë nisur shtetrrethimin e natës. Krahas 9 qyteteve të mëdha përfshirë Parisin, gjendja e shtetrrethimit në Francë, nga kjo fundjavë u shtri edhe në 36 qytete të tjera. Më shumë se 2/3 e popullsisë së Francës është prekur nga masa e shtetrrethimit, që megjithatë duket se nuk ka dhënë ende efektet e pritshme. Po ashtu, prej mbrëmjes së djeshme  edhe autoritetet greke shpallën shtetrrethimin në Athinë si vatra e COVID-19 në vend nga mesnata deri në 5 të mëngjesit.