Për ironi, “Evrovizioni” këto vit zhvillohet në Holandë, një nga vendet më skeptike për zgjerimin. Mund ta shohim gjithë eventin si një shfaqje ku prezantuesit e zotë e të bukur në fund do na bëjnë me dorë, e do na thonë mirupafshim deri herës tjetër me plot dashuri, buzëqeshje e ngrohtësi. Ose do e shohim si simbol të ekzistencës së përbashkët, ku mbase shtete kanë statuse të ndryshme në raport me BE-në, por sërish janë aty sëbashku të gjitha, madje të barabarta dhe në garë edhe në konkurrencë. Ëndrra evropiane pa diskutim se duhet të vazhdojë. Është e qartë se duhet edhe Evropa, edhe vizione të reja, një Evro Vizion dinamik!
Nga Nazim RASHIDI
Javën që vjen është festivali evropian i këngës, “Evrovizioni”. Me vite të tëra kur Bashkimi Evropian, si ide por dhe mundësi ishte larg, ka përfaqësuar disi idenë e Evropës dhe madje edhe atë dëshirë të përkatësisë mes vendeve të kontinentit. Ishte një ngjarje plot ngjyra, laramani, muzikë e jetë, siç ndoshta dhe imagjinohej Evropa. Në fakt, edhe vetë fillesat e eventit kanë një dimension të fuqishëm social e politik. Ngjarja që është eventi që zhvillohet më gjatë në historinë e transmetimeve televizive ka filluar si një nismë për përafrimin e kulturave dhe rritjen e komunikimeve mes popujve në kohën e pas luftës së dytë botërore. Në vitin 1956 është mbajtur festivali i parë në Zvicër me pjesëmarrjen e vetëm shtatë vendeve.
Sadonjë event kulturor,megjithatëishtepjesë e frymëssë bashkëpunimit evropian, në vitin 1949 ishte krijuar Këshilli i Evropës, më pas kishte përpjekje për nisma ekonomike dhe në vitin 1952 gjashtë vende të krijojnë “Komunitetin e evropian të qymyrit dhe çelikut”, që në vitin 1957 të firmosej Traktati i Romës nga Franca, Gjermania Perëndimore (Atëherë Gjermania ishte endarë në dy shtete, Lindorja dhe Perëndimorja), Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Italia, duke krikjuar “Komunitetin Evropian Ekonomik” që konsiderohet edhe fillesa e BE-së siç e njohim sot.
Ka një paralele mes “Evrovizionit” dhe BE-së. Siç kalonin vitet më shumë e më shumë vende shtoheshin duke dashur të jenë pjesë e tyre, por për dallim nga “Evrovizioni” që sot pjesë të tij ka edhe Australinë, BE ka 27 vende, në ndërkohë Britania e Madhe, doli prej saj dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat duan të bëhen pjesë e saj që nga koha e rënies së murit të Berlinit, janë në përpjekje të vazhdueshme. Atyre u ka mbetur vetëm “Evrovizioni”. Vitet e funditky event, ndonëse ende një nga më të shikuarit, është konsideruar edhe parodi, trivial, apo më cinikët e kanë konsideruar edhe banal ose dhe një show të çuditshmish duke e zbehur peshën që mund të kishte pasur më herët.
Dhe nëse bëjmë një paralele sot të “Evrovizionit” dhe BE-së, si rrjedhojë e frymës që zotëron në Evropë, i bie që maksimumi që do të marrin vendet e rajonit është vetëm show-u që ashtu i çuditshëm siç mund të jetë do jetë simbol i mosarritjes së anëtarësimit të këtyre vendeve në bashkësinë e vendeve evropiane. Nëse dëgjoni zyrtarët evropianë, janë fiks si prezantuesit e “Evrovizionit” që gjithmonë japin mesazhe inkurajuese, se Evropa është një në vlera, se ajo përqafon të gjithë pavarësisht dallimeve, por gjithçka mbetet në deklarata. Slogani i këtij viti të “Evrovizionit” është “Open up” ose në përkthim “Hapu”. Pra mesazhe gjithëpërfshirëse, por që do duket si një reklamë e gjësendeve të luksit, që do i shohësh, madje do të joshin me pamje dhe me fjalë, dhe në fund BE nuk do hapet.
Dorën në zemër, vendet e Ballkanit Perëndimor mbase dhe vetë nuk kanë bërë sa duhet. Teknikisht sot, sidomos Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrin vlerësime se janë gati të fillojnë fazën e fundit të negociatave dhe liderët evropianë nuk do mundësojnë përfundimin e procesit. Pamja po duket sikur vagonët e fundit të trenit të përbashkët mund të shpëtohen që mos mbesin prapa, por përballë tyre rrinë Evropa krahëkryq që shikon me keqardhje dhe nuk zgjat dorën që mos ndodhë shkëputja.
Dhe vagonët e mbetur do ngelin në po ato shina, se s’ka dyshim për këtë, por me vonesa shtesë, sepse duke u marrë me veten BE, që mund ta bëjë, nuk hodhi as litarë e as kabllo, që afrimi i vagonëve të bëhet sa më parë.
Nuk më pëlqen më pozicioni i qaramanit. Jo!
Prandaj ka ardhur momenti që kjo situatë, nga ku jemi ne, ku shohim trenin e BE se si ik para syve, të pyesim veten ç’do bëjmë me tej? Kjo pyetje disi edhe e frikshme, e cila mund të lëkundë edhe pozicione gjeostrategjike, edhe të nxisë vëmendje interesash të tjera gjeopolitikë, edhe pa bërë fare nuk bën. Sepse vagonët edhe mund të mbesin në vend, e të tjerë trena të vinë e t’i marrin përpara. Kjo pyetje e qartë tashme, kur dihet se vende anëtare të BE-së vendet tona nuk do bëhen as në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, çfarë qasje duhet pasur ndaj përgjigjeve, “edhe gjashtë muaj e do shohim”?
Mendoj se është po aq e pa përgjegjshme mos ketë tentativë të gjendet një vizion i ri. Papërgjegjshmëria mbase është e të gjitha anëve, edhe vetë BE-së, por megjithatë duhet filluar nga vetja. E nga vetja fillohet kur qartë e pastër pyet, e çka më tej tani? Për mua mbase zemërimi më i madh i stërzgjatjes së rrugëtimit evropian ishte kur Franca dhe presidenti Macron thanë se do të duhej një metodologji e re anëtarësimi. Sigurisht kishte plot argumente se gjyqësori, reformat, liritë nuk ishin në nivelet e duhura. Por ishte dhe është po aq argument i fortë, se në ato momente pritej zgjatja e dorës nga treni që shkëputej, e në vend të saj u dhanë veç shikime, goxha mbështetëse, por aq. Por kjo kohë iku, e patëm edhe zemërimin, edhe zhgënjimin, edhe gjithë kohën e reflektimit. Dhe sërish mbetet pyetja, e çfarë më tej tani?
Është e qartë për mua se integrimet drejtë BE-së duhet të marrin një impuls të ri. Duhet një reinovacion i ndihmës, që nga aksesi në më shumë fonde e deri tek një prezencë më direkte te vëzhgimi i reformimit. Kurse si shoqëri do të duhet të kuptojmë se edhe pse tani s’ka atmosferë bashkimi, motivi për arritjen e standardeve nuk duhet të bjerë. Mbase hapur duhet ta themi, se për momentin BE s’bëhemi dot, por s’do me thënë se s’bëhemi dot si Evropa. Për ironi, “Evrovizioni” këto vit zhvillohet në Holandë, një nga vendet më skeptike për zgjerimin. Mund ta shohim gjithë eventin si një shfaqje ku prezantuesit e zotë e të bukur në fund do na bëjnë me dorë, e do na thonë mirupafshim deri herës tjetër me plot dashuri, buzëqeshje e ngrohtësi. Ose do e shohim si simbol të ekzistencës së përbashkët, ku mbase shtete kanë statuse të ndryshme në raport me BE-në, por sërish janë aty së bashku të gjitha, madje të barabarta dhe në garë edhe në konkurrencë.
Ëndrra evropiane pa diskutim se duhet të vazhdojë. Festivale aziatike, lindore as ka pasur e as do ketë. “Evrovizioni” trivial ose vlerë, do vijojë edhe gjatë. Prandaj ëndrra është Evropa, por mbase nuk duhet parë veç një ëndërr, mbase duhet ëndërruar ndryshe, mbase duhen parë ëndrra më shumë, është e qartë se duhet edhe Evropa, edhe vizione të reja, një Evro Vizion dinamik!
(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)