Kontraversi, Patrice Evra nuk do të dorëzohet dhe se do të vazhdojë ende të luajë futboll. Ish-mbrojtësi i Man Unitedit është aktualisht i suspenduar nga UEFA deri në fund të këtij sezoni, përcjellë ”GazetaOlle.com”. Krejt kjo falë një goditje ”kung-fu” nga francezi në drejtim të një tifozi të Marseilles. Mediat shkruanin se ish-ylli i Juventusit, Nices dhe Monacos do të pensionohet tani në moshën 36-vjeçare.
Megjithatë, këto zëra i ka mohuar agjenti i francezit, Federico Pastorello.
”Sigurisht se Evra nuk është duke u ndjerë mirë në këtë moment, por karriera e tij nuk përfundon këtu. Ai nuk dëshiron ta lë futbollin në këtë mënyrë. Evra është i fortë fizikisht dhe ka disa klube të interesuara për të. Rikthimi në Serie A është i pamundur pas karrierës te Juventusi, por ne nuk mund të themi asgjë”, u shpreh Pastorello