Shkup, 5 dhjetor – Bisedat mes përfaqësuesve të EVN dhe një pjese të banorëve të bule. “Brigada Kosovo-Maqedone” dhe vetëqeverisja lokale përfunduan me propozim vendimin për problemet me furnizimin me energji elektrike të cilat paraqiten pothuajse çdo dimër te këto shfrytëzues, informojnë nga EVN Maqedoni.
Është dakorduar, ekipeve të EVN-së t’u mundësohet ta sanojnë defektin dhe prej nesër të fillojnë me rikonstruimin e rrjetit distribues me të cilën do të fitohet furnizim i sigurt dhe do të vendoset rend në shfrytëzimin e energjisë elektrike.
“Qytetarët premtuan se derisa defekti të sanohet do ta shfrytëzojnë energjinë në mënyrë të arsyeshme dhe nuk do ta pengojnë rikonstruimin e rrjetit. Nëse respektohet marrëveshja do të tejkalohet problemi me furnizimin gjatë temperaturave të ulëta dhe ngarkimin e rrjetit”, thonë nga EVN Maqedoni.
Banorët në afërsi të kishës të varrezave të qytetit Butel dje pasdite e bllokuan udhëkryqin mes rrugëve “Bosnja e Hercegovina”, “Aleksandar Urdarevski” dhe “Kemal Sejfulla” pasi paraprakisht tre ditë kanë qenë pa furnizim me energji elektrike