Shkup, 5 nëntor – EVN Maqedoni është pronari i ri i Godinës së Qytetit në bregun e lumit Vardar. Nga Qyteti i Shkupit informojnë se dje me sukses përfundoi ankandi elektronik, që, theksojnë, është procedura e parë për shitjen e Godinës së Qytetit të Shkupit, e cila është i vendosur nën Kala të Shkupit.
“Në thirrjen publike të publikuar më 17.10,2019, me numër 01/2019 për shitjen e pasurisë së paluajtshme për herë të parë përmes ankandit elektronik, deri te afati i paraparë është paraqitur vetëm kompania EVN – Maqedopni. Konform rregullave ligjore, dje (04.11.2019) është kryer ankandi publik elsktronik me kompaninë e vetme dhe është arritur çmimi fillestar i kërkuar nga Qyteti i Shkupit në vlerë prej 785.031.818 denarë” bëri të ditur Qyteti i Shkupit.
Konform procedurave të parapara nga thirrja publike, thuhet në kumtesë, blerësi duhet në afat prej 15 ditëve ta paguajë vlerën, pas çfarë do të vijojë nënshkrimi i marrëveshjes me të cilën do të përfundojë e gjithë procedura. (koha.mk)