Shkup, 29 dhjetor – Si vazhdimësi e traditës shumëvjeçare, edhe këtë vit EVN Maqedoni i përkushtoi ditët e festave për ndarje të donacioneve për qytetarët e rrezikuar social. Gjatë ditëve të fundit të vitit 2017, EVN realizoi bashkëpunim për qëllime bamirësie me Kishën Ortodokse Maqedonase dhe Bashkësinë Fetare Islame.
Përmes subjekteve të lartpërmendura, EVN Maqedoni dhuroi pako me produkte ushqimore dhe sasi më të madhe produkteve ushqimore për përgatitje të ushqimit. Pakot u shpërndanë nëpër Maqedoni, deri te familjet të cilat kanë nevojë, ndërsa produktet ushqimore do të shfrytëzohen për përgatitje të ushqimeve të ngrohta në kuzhinën popullore „Shën apostujt Petar dhe Pavle” në Gjorçe Petrov. Kjo është vetëm pjesë e aksioneve që EVN Maqedoni si kompani me përgjegjësi shoqërore i praktikon për çdo vit.
Më parë, EVN dhuroi edhe në Kryqin e Kuq të RM, në Institutin për Rehabilitim të Fëmijëve dhe të Rinjëve – Butel dhe gjithashtu dhuroi pako për më të rinjtë e komunës së Haraçinës. Me këtë u arrit numër i përgjithshëm i 800 pakove të dhuruara.
Festat e Vitit të Ri janë kohë e dhuratave, lumturisë, gëzimit dhe bashkimit familjar në të njëjtën tavolinë. Për këtë shkak, ka rëndësi të veçantë dhe është kënaqësi të jemi mbështetje për ata që kanë nevojë gjatë kësaj periudhe.