Maqedonia fitoi Qendër Ekspozuese për energji elektrike, e para e llojit të tillë në vend dhe regjion. E vendosur në hapësirën autentike dhe origjinale të Hidrocentralit të vjetër Matka, Qendra Ekspozuese „Matka“ e përfaqëson historinë e energjisë elektrike në Maqedoni dhe botë, si dhe ndryshimet që kanë ndodhur me elektrifikim. Njëkohësisht përmes qasjes inovative multimediale, eksponatet e Qendrës Ekspozuese „Matka“ ofrojnë mundësi të veçantë për edukim dhe interaksion.
Përveç eksponateve me përmbajtje historike, në Qendrën Ekspozuese „Matka“ janë të vendosura edhe eksponate për llojet e ndryshme të prodhimit të energjisë elektrike, tregim i resurseve, ndërsa panelet interaktive plazma dhe plazma topi si dhe Gjeneratori Van de Graft ofrojnë prekje me elektricitetin.
„Energjia elektrike është fenomen i vërtetë dhe një nga zbulimet më të vlefshme të njerëzimit. Duke u nisur prej këtu, n’a lindi ideja për krijim të një vendi ku të brezat e tashme dhe veçanërisht të ardhëshmet do të mund të edukohen dhe t’i plotësojnë njohuritë e tyre. Prandaj, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, Qendrën Ekspozuese „Matka“ e vëmë në dispozicion për të gjithë institucionet arsimore në Maqedoni pa kompenzim dhe shpresojmë se përmbajtjet që kemi këtu do të jenë pjesë e programës arsimore. Qëllimi ynë është që Qendra Ekspozuese „Matka“ të jetë vend që do t’i inkurajojë dhe nxisë të rinjtë që të endërrojnë për inovacione dhe progres“, theksoi Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.
Në hapjen solemne të Qendrës Ekspozuese „Matka“ të pranishëm ishin përfaqësues të universiteteve në Maqedoni, të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe përfaqësues nga Byroja për Zhvillim të Arsimit. Përfaqësuesit e pranishëm të institucioneve arsimore nënshkruan iniciativë për shfrytëzim të Qendrës Ekspozuese „Matka“ për qëllime edukative, në drejtim të përparimit të procesit arsimor.
Të gjithë të interesuarit, duke filluar prej sot, do të mund ta vizitojnë Qendrën Ekspozuese „Matka“ individualisht ose në grupe, ndërsa në lidhje me kushtet për vizitë ose kohën e punës mund të informohen në www.matka.com.mk/Facebook: Матка – Изложбен центар / Matka – Exhibition Center /Instagram: matka.exhibition.center.