Shkup, 15 korrik – EVN-ja e përkrah Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në realizimin e fushatës për mbrojtjen nga zjarri, që do të mbahet nga 15 korrik deri më 15 gusht 2019 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes edukimit të popullsisë rreth uljes së rreziqeve të paraqitjes së zjarrit, me ndihmën e doracakut edukativ dhe posterit që përmban hapa për mbrojtje në rast të zjarreve pyjore, njofton Koha.mk
Qëllimi është i përbashkët, thonë nga kompania, mbrojtja e vendbanimeve, pyjeve dhe burimeve natyrore gjatë periudhës verore kur rreziku për paraqitje të zjarreve është më i madh.
“Fushata do të përfshijë shpërndarjen e doracakut për uljen e rreziqeve të paraqitjes së zjarrit si dhe vendosjen e posterit edukativ në lokacione qendrore të Qytetit të Shkupit dhe vende të tjera të frekuentuara, në pikë pagesa, në hyrje të parqeve kombëtare dhe vendkalimet kufitare, në zonat e piknikut dhe në afërsi të pyjeve. Në këtë aksion do të përfshihen të gjitha departamentet rajonale, përkatësisht 35 departamentet rajonale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në të gjitha qytetet e Republikës”, thekson EVN
Synimi i kësaj fushate është që përveç në mënyrë preventive, të veprohet edhe në mënyrë edukative duke ngritur vetëdijen e popullatës për të gjitha rreziqet e mundshme që i sjellin zjarret si fatkeqësi, sepse jemi duke hyrë në të ashtuquajturën „periudhë kritike të vitit për paraqitje të zjarrit në hapësira të hapura’’. (koha.mk)