Tetovë, 11 janar – EVN Maqedoni dhuroi makinë për qëllime të përmbushjes së nevojave të personave me aftësi të kufizuara fizike, anëtarë të asociacionit „Mobilitet Tetovë dhe Gostivar”.
Makina e cila përmban mesazhin „Me dashuri për lëvizje më të lehtë”,do të shfrytëzohet për transport të personave me aftësi të kufizuara fizike në kohë të ekzaminimeve mjekësore, mësim dhe aktivitete të tjera sociale.
“Ka tre vite që jetoj në Republikën e Maqedonisë dhe mendoj që është një vend i mrekullueshëm, megjithatë gjithashtu mendoj që nuk ka kushte shumë të mira për personat me nevoja të veçanta. Për këtë mendoj që nuk duhet të tregojmë gjithmonë kah shteti ose vetëqeverisja lokale, ndonjëherë duhet që edhe shoqëria dhe kompanitë të bëjnë diçka për përmirësimin e kushteve.“ tha Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni. Ai shtoi se si kompani e përgjegjshme, janë krenarë që me këtë vepër dhe përmes bashkëpunimit me shoqata civile dhe organizata, kontribuojmë në përmirësimin e kushteve për personat me nevoja të veçanta.
Në eveniment ishte e pranishme edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi e cila shprehu falënderim për donacionin. “Është kënaqësi që përmes donacionit të EVN Maqedoni bëhet vepër e mirë ndaj asociacionit „Mobilitet Tetovë dhe Gostivar”, shoqatë e cila çdoherë ka mbështetjen e komunës. Shpresoj që në të ardhmen do të kemi edhe kompani të tjera që do të përfshihen në projekte të cilat do të u ndihmojnë personave me nevoja të veçanta dhe do të kontribuojnë që ata të mos ndihen të diskriminuar”, tha Arifi.
Makina do të shfrytëzohet nga mbi 700 persona, anëtarë të asociacionit “Mobilitet” nga rajoni i Gostivarit dhe Tetovës si dhe komunave fqinje, për çka falënderim të veçantë shprehu edhe Velibor Jaqimovski, kryetar i shoqatës. Përndryshe, iniciativën për blerje të makinës për personat me nevoja të veçanta e filloi deputetja e LSDM, Gjylymser Kasapi.