Është një projekt që unë kam kohë që e kam nisur prej disa kohësh dhe ka qenë një përgatitje e madhe e voluminoze në punë, që mendohet të finalizohet shumë shpejt ku edhe do bëhet një pritje inaugurimi ashtu siç meriton edhe vlerësimi i punës. Shumë shpejt do flasim edhe për këtë, por uroj dhe shpresoj të mirëpritet ashtu si edhe puna ime tek “Fenix Studio”
Bisedoi: Blerand REXHEPI
Evjola Daka është artistja shqiptare që merret me zbukurimin e një prej tipareve më të rëndësishme në formësimin e fytyrës, vetullën. Formësimi i saj është art më vete, por edhe trend duke qenë se në studion e Evjolës drejtohen jo vetëm njerëzit e zakonshëm, por edhe personazhe publike shqiptarë dhe jo vetëm. Ajo ka përfunduar shkollë speciale dhe kurse të ndryshme posaçërisht për këtë gjë, ndërsa më vonë edhe specializime për trajtime estetike. Pas përfundimit të studimeve, ka filluar me microbalding duke u bërë kështu edhe e parapëlqyera e të gjithëve. “Microbalding është punë dore, do të thotë punohet me dorë”, thotë Evjola prandaj edhe konsiderohet si art më vete. Salloni i Evjolës që gjendet në Durrës, frekuentohet edhe nga emrat e njohur të showbizit shqiptar. Evjola na tregon se i është përkushtuar edhe një drejtimi tjetër atë të fustaneve me qera, një projekt për të cilin ajo ka kohë që punon dhe shumë shpejt do jetë e finalizuar ku edhe do përurohet me një festë të madhe me të ftuar nga bota e showbizit shqiptarë, e këto e shumë gjëra të tjera ajo na i tregon në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA.
KOHA: Evjola për lexuesit e “Koha” që duan të dine më shumë, një nga tiparet që tërheq vëmendjen është vetulla apo jo. Ti si specialiste e kësaj fushe, sa zgjat aplikimi i metodës së fijeve tek vetullat?
Është e vërtetë që vetulla është një nga tiparet që bien më shumë në sy dhe që do kujdesin e saj për të qenë sa më e bukur dhe perfekte. Trajtimi i vizatimit të vetullave zgjat nga një deri një orë e gjysmë, vetëm aplikimi i ngjyrës zgjat 15 minuta ndërsa pjesa tjetër e kohës është për të përcaktuar formën dhe simetrinë.
KOHA: Vetulla ekzistuese mbetet pas trajtimit?
Absolutisht po, sepse me këtë metodë vetulla juaj as nuk hiqet as nuk pritet, thjesht hiqen ato fije që janë jashtë formës së dëshiruar, ndërsa pjesa tjetër mbetet dhe vizatimi bëhet në mes tyre.
KOHA: A ka një higjienë të caktuar që duhet mbajtur gjatë realizimit të procesit?
Higjiena është në nivelin më të lartë! Çdo gjë që përdoret gjatë punës përdoret vetëm një herë! Nuk ekziston mundësia e shfaqjes së alergjisë në pigmente. Kur jemi këtu, duhet pasur kujdes me klientët sepse ke të bësh direkt me lëkurë, dhe mund edhe të sjellësh ndonjë problem të mundshëm.
KOHA: Cili është rezultati pas trajtimit?
Menjëherë pas trajtimit vetullat do të jenë të dendura dhe më të mbyllura nga ajo që kishim para se të trajtonim vetullën me këtë metodë. Mund të prisni 20-30% hapje të ngjyrës, dhe deri 10% zvogëlim të dendësisë dhe trashësisë pas kujdesit post-trajtimit. Pas 3-4 javëve përmes korrigjimit mund të përmirësohen parregullësitë e vogla, t’i shtohet ngjyra dhe dendësia, gjithmonë nëse është e nevojshme.
KOHA: Cila është këshilla jote më e madhe për femrat që duan të formësojnë vetullën dhe duhet të kenë kujdes?
Mos lejoni t’ju vizatojnë vetulla përmes formave të gatshme, ajo nuk ndodh tek kjo metodë, dhe vetëm një joprofesionist do të ofroj atë! Drejtohuni gjithmonë tek njerëz të specializuar që dinë të bëjnë këtë metodë sipas standardeve!
KOHA: Evjola, i trembesh konkurrencës?
Unë mendoj se konkurrenca vetëm sat ë shton zellin për punë, sepse unë kam arritur që të krijojë besim e duhur tek klientet dhe fakti që kanë mbetur të kënaqura nga puna ime, ka qenë e pamundur që mos të vijnë përsëri ose mos të rekomandojnë dikë. Mendoj se puna e mirë nuk ka frikë asnjë konkurrencë.
KOHA: Po për çmimet janë të kënaqura klientet apo gjithmonë ka pakënaqësira?
Unë punoj me aparaturat e fundit dhe po ashtu edhe me produktet më të mira dhe më cilësore dhe mendoj se kam edhe tarifat më konkurse në treg duke pasur parasysh punën dhe cilësinë.
KOHA: Salloni yt “Fenix Studio” njihet si një nga studiot që frekuentohet më shumë prej personazheve publikë. A janë ata tekanjozë apo acarues ndonjëherë?
Faleminderit për vlerësimin, po është e vërtetë, ndoshta prej faktit që studioja ime është ndër të parat e hapura dhe sigurisht që personazhet publikë më shumë se kushdo tjetër duhet të kujdesen për dukjen e bukur. Jo, të them të vërtetën personazhet që kanë ardhur në studion time kanë mbetur të kënaqur sepse i kemi ofruar të gjitha mundësitë për të gjetur at që i duhet. Personazhet shqiptarë, që për efekt të etikës profesionale nuk mund të them emra konkretë, janë shumë të dashur dhe më kanë lënë dorë të punoj ashtu siç duhet. Në fund kanë ikur të buzëqeshur dhe janë rikthyer po ashtu (qesh).
KOHA: Afërsia me klientët a është përparësi në punën tënde?
Po, kjo ndoshta edhe më karakterizon më shumë, afërsia me klientin dhe besimi për punën që e bëj. “Ne shqiptarët jemi më të afërt se sa të tjerët. Kemi pasur një rast kur një kliente kërkonte t’ia bëjmë një formë të vetullave, por ne e dinim se nuk do t`i dukeshin mirë. E këshilluam që t`i bënte në një formë tjetër. Ajo u bind dhe në fund ishte shumë e kënaqur si dhe na falënderoi për sugjerimin.
KOHA: Ndërkohë i je futur edhe një tjetër drejtimi, atij të fustaneve me qera të mbrëmjes dhe jo vetëm apo jo?
Po është një projekt që unë kam kohë që e kam nisur prej disa kohësh dhe ka qenë një përgatitje e madhe e voluminoze në punë, që mendohet të finalizohet shumë shpejt ku edhe do bëhet një pritje inaugurimi ashtu siç meriton edhe vlerësimi i punës. Shumë shpejt do flasim edhe për këtë, por uroj dhe shpresoj të mirëpritet ashtu si edhe puna ime tek “Fenix Studio”.