Mesfushori defensiv Steven Nzonzi sipas të gjitha gjasave do të jetë njëri prej përforcimeve të para të skuadrës së Evertonit në afatin kalimtar të janarit, njofton sajti italian “Tuttomercatoweb” të mërkurën.
31-vjeçari, te Evertoni shihet si përforcim i duhur për mesfushën, pasi në janar do të largohet nga Galatasaray. Nzonzi para fillimit të këtij edicioni është huazuar te ekipi turk nga Roma, por ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, transmeton Koha Ditore, përcjellë gazeta Koha.
Evertoni është i gatshëm t’i paguajë Romës dëmshpërblim deri në 20 milionë euro për Nzonzin, që këtë edicion 15 ndeshje për Galatasarayn. Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe te Sevilla, Stoke City, Blackburni e Amiensi.