Evertoni pritet qe së shpejti t’ia vazhdojë kontratën James Rodriguezit edhe për një vit tjetër.
Mediumi spanjoll “Marca” ka shkruar se kolumbianit i është ofruar edhe një vit tjetër, ndërsa njeriu vendimtar për ta bindur atë të qëndrojë dhe më tutje te Evertoni, është trajneri i skuadrës, Carlo Ancelotti.
Evertoni synon që në vitin tjetër të luajë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Ai ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat sivjet, ndërsa ka shënuar gjashtë gola e ka nëntë asistime.