Everton vihet pas Vecinos

Udhëtimi i Piero Ausilio në Londër duket se ia ka vlejtur. Jo vetëm për dyshen Grioud dhe Eriksen që Interi është i interesuar tash e një kohë, por edhe për disa largime të mundshme nga Interi, për të përmisuar financat e klubit.

Një nga kandidatët për tu larguar nga qyteti i Milanos është edhe Vecino, i cili ishte një nga të preferuarit e Contes, mirëpo për të ka një motiv shtesë që po shtyen Interin ta mendojë ta shesë lojtarin, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta Koha.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Evertoni është vënë pas mesfushorit, ndërsa Inter po kërkon një shumë rreth 15-20 milionë euro, shumë kjo e cila do të mundësonte blerjen e Eriksenit dhe balancimin e financave tek klubi zikaltër.