Everton e ka mposhtur Chelsea në kuadër të Premierligës me rezultat, 2:0. Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan dy, raporton lajmi.net, transmeto gazeta Koha.
https://www.youtube.com/watch?v=QQB9zLyx8Vs
Richarlson e hapi llogarinë e golave për Evertonin në minutën e 49’-të, ndërsa Sigurdsson e dyfishoi epërsinë (72’). Pas kësaj xhiroje, Chelsea gjendet në vendin e gjashtë me 57 pikë, tri më pak se Arsenal që është në vendin e katërt.