Një tren ishte bllokuar mes ininerarit Olten dhe Bernë. Siç është raportuar nga ana e gazetave zvicerane, pasagjerët ishin informuar për defektin përmes sistemit të altoparlantëve.
Ata kanë thënë se kanë pritur për rreth 20 minuta deri sa treni u evakuua. Zyra e Hekurudhave Federale ka treguar se pasagjerët janë bartur në trenin rezervë ku më pas mund të vazhdonin udhëtimin me një linjë tjetër.
I pakënaqur me komunikimin e SBB (Zyra e Hekurudhave Federale) ishte një udhëtar në vend. Ai tha: “Gjithçka ishte në rregull derisa të na duhej të ndryshonim trenat. Ne nuk ishim të informuar se ku po shkonim, dhe në Olten duhej të gjenim vetë lidhjet e duhura.