Sidnej, 24 dhjetor – Një ndërtesë në qendër të Sidnejt është evakuuar pasi qiramarrësit dëgjuan britma, bëjnë të ditur mediat lokale.
Më shumë se 140 qiramarrës janë evakuuar nga ndërtesa “Opal” e cila ka 33 kate, është ndaluar edhe komunikacioni rrugor dhe hekurudhor në atë pjesë të ndërtesës, ndërsa janë evakuuar edhe shtëpitë, ndërtesat dhe objektet tjera në afërsi të ndërtesës.
Kompania “Meriton” e cila e mirëmban ndërtesën fqinjësore i ka lajmëruar qiramarrësit se ekziston “mundësia që ndërtesa ‘Opal të rrënohet”.
Inspektori Greg Rajt ka deklaruar se në ndërtesë për momentin po shkyçet uji dhe sistemi për furnizim me gaz, ndërsa do të shkyçet edhe energjia elektrike.
Ndërtesa “Opal” në të cilën ka 392 banesa është ndërtuar në muajin gusht. Një qiramarrës ka deklaruar se ka dëgjuar britmë të fuqishme, ndërsa një tjetër ka thënë se mes katit 12 dhe 13 janë paraqitur çarje.