Terminalet numër një dhe dy në aeroportin ndërkombëtar në Hamburg sot në mëngjes janë evakuuar pasi qindra udhëtarë kanë ndjerë erë të fuqishme të natyrës së panjohur dhe kanë pasur probleme me frymëmarrjen, njoftuan mediat gjermane. Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Berlini, pas reagimit të shpejtë të ekipeve zjarrfikëse dhe shërbimeve të sigurisë të aeroportit, të gjithë udhëtarët dhe të punësuarit në terminale janë evakuuar në hapësirën e parkimit para ndërtesës së aeroportit. Sipas mediave, mes pesëdhjetë udhëtarëve të cilët janë ankuar për probleme me frymëmarrjen, nuk kanë çrregullime serioze të shëndetit, ndërsa tani për tani nuk dihet as shkaku për erën e fuqishme, që ka shkaktuar panik në aeroportin në Hamburg.