Guatemalë, 19 nëntor – Autoritetet në Guatemalë u kanë bërë thirrje banorëve të tetë komunave në vend të evakuohen drejt zonave më të sigurta pas intensifikimit të aktivitetit të vullkanit Fuego.
Vullkani është locuar mes tre komunave të cilat ndodhen në pjesën qendrore drejt asaj jugore të vendit.
Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Katastrofa Dejvid de Leon deklaroi se do të duhet të evakuohen banorët e të paktën tetë komunave.
Pas erupsionit të këtij vullkani në qershor, kanë humbur jetën 184 persona, ndërsa të paktën 234 konsiderohen të zhdukur, edhe pse disa organizata kanë pohuar se ka mijëra të zhdukur.