Romë, 7 gusht – Rreth 200 njerëz janë evakuuar nga vendi Kazargo, në rajonin italian Lombardia për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Zjarrfikësit italianë publikuan fotografi, ku shihet si llumi e mbulon Kazargon, i cili gjendet mbi liqenin Komo.
Për shkak të rrëshqitjes së dheut, blegtorët mbi Kazargo janë izoluar për shkak të bllokadave në rrugë.
Rrëshqitja e dheut u shkaktua pas të reshurave të mbrëmshme të mëdha të shiut në këtë rajon.
Tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale të shiut.(koha.mk)