Paris, 17 shtator – Policia franceze i ka evakuuar së paku 900 emigrantë nga një sallë sportive dhe një kamp refugjatësh në afërsi të Lamanshit, për shkak të druajtjeve të autoriteteve për siguri dhe higjienë në qytet.
Zëdhënësi i rajonit verior deklaroi se emigrantët, në mesin e të cilëve ka dhe shumë familje me fëmijë, janë zhvendosur nga qyteti Grand Sinte.
Mediat lokale njoftuan se në mesin e emigrantëve me siguri ka numër të madh të kurdëve nga Iraku.
Paraprakisht një gjykatë e urdhëroi zhvendosjen e emigrantëve për të ndaluar rritjen e dhunës dhe trafikimit me njerëz në atë rajon.
Emigrantët janë strehuar përkohësisht dhe u është mundësuar të paraqiten për azil.