Fillimisht, karriera e saj u pasurua me rolin në filmin e regjisorit Michael Bay, i titulluar “The Island”, me aktoren protagoniste Scarlett Johansen, si dhe mori pjesë në filmat e pavarur “Virtual Date 3.0” e “Sevenohfive Production”. Ajo u shfaq edhe në filmin e metrazhit të shkurtër “The hand off”, duke luajtur përkrah bashkëshortit të saj, Val Lauren
E lindur në vitin 1985 në Tiranë, shqiptarja tashmë e famshme Eva Pepaj është e martuar me aktorin Javier Gabriel me të cilin ka një djalë – Odin Tom Atash dhe është në pritje të fëmijës së dytë e me këtë rast ajo ka realizuar dhe një fotosesion të fundit. Po kush është në fakt Eva për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të dëgjojnë emrin e saj? Kishte kohë që shpërtheu nëpër pasarelat botërore si modele dhe jo vetëm kaq.
Fillimet e karrierës së shqiptares me origjinë nga Shkodra datojnë qysh në vitin 2003, kur ajo ishte imazh i organizatës “Cure for Cancer” dhe më pas mori pjesë në konkursin “International Model Talent Association”, ku fitoi çmimin e dytë, nga 3000 vajza pjesëmarrëse nga të gjitha shtetet e Amerikës.
Modelja nuk ndaloi me kaq, pasi në vitin 2004 vendosi që të lëvizte në Hollywood, me qëllim që të ndiqte ëndrrat e saj në vendin e mundësive. Fillimisht nënshkroi kontratë njëvjeçare me agjencinë “Equinox”, e cila u bë si piedestal për ngritjen në karrierën e saj. Përmendim reklamat e “Vidal Sasson”, sfilatë me stiliste si Katharine Sotry dhe Louis Verdad, duke modeluar për katalogë si “La Looks”, “Miss Me Jeans”, “Jose Jeans” dhe shume të tjera.
Në vitin 2012, ku modelja shqiptare u shfaq në reklamën e re të “Nordstrom” në Amerikë. “Nordstrom” janë dyqane të mëdha veshjesh, veshmbathjesh e aksesorësh në Amerike, të cilat ofrojnë produkte nga “Diesel” e deri te D&G, “Versace”, “Armani”. Bukuroshja shqiptare, pas sukseseve si modele, filloi edhe kurse për t’u bërë aktore.
Fillimisht, karriera e saj u pasurua me rolin në filmin e regjisorit Michael Bay, i titulluar “The Island”, me aktoren protagoniste Scarlett Johansen, si dhe mori pjesë në filmat e pavarur “Virtual Date 3.0” e “Sevenohfive Production”.
Ajo u shfaq edhe në filmin e metrazhit të shkurtër “The hand off”, duke luajtur përkrah bashkëshortit të saj, Val Lauren. Nga kritika mori vlerësimet më të mira, ndërsa nga ekipi i realizimit të filmit, ka marrë notë maksimale. Më vonë ajo u shfaq në serinë e parafundit të serialit më të popullarizuar “True Detective” në HBO. Në serialin, i cili nga kritikët amerikanë është vlerësuar lart, rolin kryesor e ka Rachel McAdams.