Berlin, 9 prill – Eurozona muajt e ardhshëm do të hyjë në recesion, prodhimi në tremujorin e parë të vitit është zvogëluar për 2.3 për qind, ndërsa kjo përqindje në fund të tremujorit të dytë mund të jetë 10.5 për qind, parashikojnë ekspertët.
Në bashkëpunim me Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike dhe Institutin Zviceran të Ekonomisë, është publikuar një raport mbi parashikimet në ekonominë e eurozonës.
Në raport theksohet se ekonomia e eurozonës do të hyjë në një “recesion” në muajt e ardhshëm, ndërsa pritet prodhimi në tremujorin e parë të zvogëlohet për 2.3 për qind, ndërsa në të dytin për 10.5 për qind.
Parashikimi për tremujorin e tretë është se ekonomia rajonale do të rimëkëmbet dhe do të realizojë rritje prej 8.7 për qind.
Në raport është theksuar se epidemia e koronavirusit ka shkaktuar një “tronditje të paparë” në ekonominë globale, ndërsa vlerësimi është se prodhimi industrial do të ketë paqëndrueshmëri të madhe.
Prodhimi industrial në rajon ra 4,4 për qind në tremujorin e parë, ndërsa pritjet janë që kjo rënie mund të arrijë deri në 18 për qind në tremujorin e dytë.
Në tre mujorin e tretë pritet rritje pre 19 për qind.(koha.mk)