Eurovizioni vitin e ardhshëm do të mbahet në Britani të Madhe, konfirmuan sot organizatorët.
Siç lajmëron Bi-Bi-Si, u vendos që ngjarja nuk mund të mbahet në vendin fitues të këtij viti, Ukrainë, për shkak të luftës së vazhdueshme pas invadimit rus. Britania e Madhe sivjet ishte e dyta, kështu që Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) filloi bisedimet me Kompaninë Britanike të Transmetimeve.
Ende nuk dihet se cili qytet do të jetë nikoqir, por Glasgovi (Skoci) dhe Mançesteri (Angli), deri më tani kanë shprehur gatishmëri.