EUROSUPER BS-95 lirohet, ndërsa Vaji ekstra i lehtë shtrenjtohet për gjysmë denari

47

Shkup, 6 korrik – Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 prej sonte në mesnatë ulet për gjysmë denari, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (el-1) shtrenjtohet për gjysëm denari për litër, ndërsa çmimet e EUROSUPER BS-98 dhe EURODISEL (D-E V) nuk ndryshojnë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE). Me vendimin përfundoi rritja e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës mesatarisht për 0,15 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të arrijë 60,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 dhe EURODISEL (D-E V) edhe mëtej do të shitet për 63, gjegjësisht 52,5 denarë për litër, ndërsa me shtrenjtimin e saj çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të barazohet me EURODISEL (D-E V) dhe do të kushtojë 52,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRE për 0,156 denarë për kilogramë rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrij 25.980 denarë.

Si arsye për ndryshimin e çmimit me pakicë të derivateve të naftës KRE i potencon çmimin referent më të ulët mestar të benzinës prej 0,836 në tregun botëror në shtatë ditët e fundit dhe për 1,716 për qind çmimin më të lartë të vajit ekstra të lehtë si dhe për 0.071 për qind kursin më të lartë të denarit krahasuar me dollarin. (koha.mk)

Comments are closed.