Në vitin 2015 Bullgaria u ka dhënë shtetësi 1.275 personave, prej të cilëve 99 për qind nuk janë banorë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, publikoi Eurostat. Numri më i madh i tyre (17,6 për qind) janë ukrainas, pastaj rusë (16,8) dhe turq (14 për qind). Të gjithë të huajt të cilët kanë marrë shtetësi në Estoni, Letoni dhe Rumani vijnë nga vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së. Numër më të madh të shtetësive në vendet anëtare të BE-së kanë marrë marokenët, shqiptarët dhe turqit. Në vitin 2015 vendet e BE-së u kanë dhënë shtetësi rreth 840.000 personave.
Marokenët më së shpeshti janë natyralizuar në Spanjë, Itali dhe Francë, shqiptarët në Itali dhe Greqi, ndërsa turqit në Gjermani. Rumunët dhe polakët janë midis shtetasve të BE-së, të cilët më së shpeshti aplikojnë për pasaportë të ndonjë anëtareje tjetër të Unionit. Eurostati njofton se është shënuar rënie e numrit të kërkesave për shtetësi nga viti 2013. Në vitin 2015 është regjistruar ulje e shtetësive të sapodhëna në krahasim me vitin paraprak për 50.000, ndërsa në krahasim me vitin 2013 për 140.000.