Bruksel, 20 janar – Gjithsej 297.500 njerëz më shumë vdiqën në Bashkimin Evropian nga marsi deri në tetor të vitit të kaluar se sa në periudhën e njëjtë nga viti 2016 – 2019, tregojnë të dhënat e Eurostat të publikuara sot.
Statistika e Eurostat tregon se shkalla e rritur e vdekshmërisë në mbarë BE-në ka arritur majën në fazat e hershme të pandemisë së Kovid-19 në prill të vitit 2020, e cila ka arritur 24,9 për qind.
Pastaj vijoi qetësia verore, pas së cilës numri i viktimave sërish u rrit gjatë vjeshtës dhe në nëntor.
Rritje më të madhe të vdekshmërisë ka në Poloni, me 97,2 për qind, pastaj në Bullgari dhe Slloveni, me 94,5 për qind dhe 91,4 për qind.
Danimarka, Finlanda dhe Estonia shënuan rritje më të vogël të vdekshmërisë prej 5,5 për qind, 5,6 për qind dhe 6,4 për qind.
Me 0,7 për qind më pak raste të vdekjes, Norvegjia, e cila nuk është anëtare e BE-së, është vendi i vetëm i përfshirë me analizën e Eurostat, e cila nuk shënoi vdekshmëri të madhe në nëntor të vitit 2020.
Edhe pse rritja e madhe e vdekshmërisë përkon me pandeminë e Kovid-19, të dhënat e Eurostat nuk e klasifikojnë vdekshmërinë sipas arsyeve të vdekjes, gjinisë dhe moshës.