Eurostat: Maqedonia ka 2.075.300 banorë

Shkup, 27 korrik – 2.075.300 banorë ka pasur në janar të vitit 2018 në Maqedoni, tregon rezultati i analizës që e ka bërë Eurostat, transmeton Portalb.mk.

Zyra për statistikë e BE-Eurostat thekson se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në Republikën e Maqedonisë ka pasur 2.073.700 që i bie se këtë vit vendi ka 1.600 banorë më shumë se vitin e kaluar.

Megjithatë, Maqedonia nuk ka bërë regjistrim të popullatës që nga viti 2001, ndërsa paralajmërohet se brenda dy viteve do të bëhet regjistrim.

Të dhënat tregojnë se Gjermania është më e popullarizuar, pas saj vijnë Franca, Britania e Madhe, Italia, Spanja dhe Polonia.