Eurostat: Maqedonia dhe Serbia me rritje më të mëdha të bujtjeve turistike në BE

Beograd, 23 janar – Vitin e kaluar Maqedonia ka pasur rritje më të madhe të numrit të bujtjeve turistike mes anëtarëve të BE-së, hapësirës evropiane ekonomike dhe kandidatëve për anëtarësim, ndërsa Serbia është në vendin e dytë, informojnë nga Eurostat.

Sipas të dhënave statistikore të Bashkimit Evropian, vitin e kaluar në krahasim me vitin 2017 ka pasur rritje të numrit të bujtjeve për 18,9 për qind, ndërsa në Serbi kjo rritje ka qenë 12,4 për qind. Numri i bujtjeve të mysafirëve të huaj në Maqedoni është rritur për 22 për qind, ndërsa të familjeve vendore 13,1 për qind, ndërsa në Serbi numri i fjetjeve të të huajve është rritur për 15,5 për qind dhe të mysafirëve vendas për 10.6 për qind. Në Serbi ka pasur 9,3 milionë bujtje, nga të cilat jorezidentë kanë qenë 3,7 për qind, ndërsa turistët vendas kanë marrë pjesë me 5,7 për qind. Maqedonia ka pasur 2.2 milionë bujtje. Sipas të dhënave të Eurostatit, numri i fjetjeve në Kosovë është rritur për 11,7 për qind, nga të cilat të jorezidentëve për 6,9 për qind, ndërsa të ftuarve të brendshme për 24,2 për qind. Janë realizuar gjithsej 300,000 bujtje.

Në Mal të Zi, numri i qëndrimeve me fjetje ishte 4.2 milionë, me rritje prej 7.5 për qind, nga të cilat numri i qëndrimeve me fjetje të të huajve u rrit për 7,9 përqind, ndërsa i malazezëve për 3,7 përqind. Kroacia vitin e kaluar shënoi rritje për 3,9 për qind me gjithsej 89,4 milionë qëndrime me fjetje. Nga vendet që nuk janë anëtare të Hapësirës ekonomike evropiane, rritje më e lartë është regjistruat në Lihtenshtajn prej 8.2 për qind, me rreth 200.000 bujtje.

Në BE, rritje më e lartë është shënuar në lindje – Letonia me 8,3 për qind, Lituania 7,7 përqind, Malta 6,5 përqind, Polonia 5,8 përqind dhe Rumania 5,5 përqind. Rënie më të madhe në përqindje është vërejtur në Luksemburg – 4,3 për qind. Në total më shumë bujtje ka pasur Spanja – 467 milionë, edhe pse është vërejtur një rënie prej 0,9 për qind në krahasim me vitin e kaluar për shkak të uljes së bujtjeve prej 1,6 për qind të vizitorëve të huaj, ndërsa numri i bujtjeve të spanjollëve është rritur për 0,5 për qind. Në vendin e dytë sipas numrit të fjetjeve është Franca me 443,5 milionë, e ndjekur nga Italia me 428,7 milionë, Gjermania me 418,5 milionë dhe Britania e Madhe me 350,7 milionë.