Bruksel, 25 korrik – Jetëgjatësia në BE është 80,9 vite në vitin 2017, që nënkupton 0,1 për qind më pak se vitit 2016 , sipas të dhënave të fundit të Eurostatit.
Për femrat, jetëgjatësia është 83,5 vite – 0,1 për qind më pak se në vitin 2016, ndërsa për meshkujt jetëgjatësia mesatare është 78,3 për qind ose në rritje prej 0,1 për qind.
Ka rënie të jetëgjatësisë në 11 vite në krahasim me vitin 2016. Rënie më të madhe ka në Luksemburg (prej 82,7 deri në 82,1 vjet, rënie më të madhe ka tek jetëgjatësia e femrave, një vit përkundër 0,2 vitesh tek burrat. Vijon Qiproja, ku jetëgjatësia është ulur për gjysmë vitit në 82,2 vitesh.
Në 11 vende ka rritje të jetëgjatësisë prej 0,9 vite në Lituani deri në 0,1 vite në Belgjikë, Gjermani, Holandë, Suedi dhe Britani të Madhe. Në gjashtë vende nuk ka ndryshime.
Në vitin 2017, në BE ndërruan jetë 5,3 milionë njerëz, që është numri më i madh në 5 dekadat e fundit.