Bruksel, 8 mars – Gratë në Bashkimin Evropian në vitin 2016, në mesatare, kanë qenë për 16,2 për qind më pak të paguara se sa burrat, që do të thotë se në mesatare kanë fituar 84 eurocentë nga çdo euro që e ka fituar burri, publikoi Eurostat.
Midis vendeve-anëtare në vitin 2016, dallimet në paga kanë lëvizur në vëllim prej vetëm pesë për qind në Rumani dhe Itali, deri mbi 25 për qind në Estoni, e ndjekur nga Çekia dhe Gjermania, me dallim në paga prej pothuajse 22 për qind, tregon raporti i Eurostatit, i publikuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas.
Nga viti 2011 deri në vitin 2016, në gjithë BE-në, në mesatare dallimet në paga janë zvogëluar pak edhe atë për 0,6 për qind pikë, tregon raporti.