Bruksel, 19 tetor – Gati 170,000 njerëz më shumë vdiqën në 26 vendet e Bashkimit Evropian gjatë valës së parë të koronavirusit sesa mesatarja në katër vitet e fundit, tregojnë të dhënat zyrtare. Eurostat kumtoi se nga fillimi i marsit deri në fund të qershorit, janë regjistruar 168 mijë vdekje të tjera në 26 vende të BE-së.
“Këto të dhëna i përfshijnë të gjitha vdekjet, pavarësisht nga shkaku i tyre, por mund të jenë të dobishme në vlerësimin e ndikimit të drejtpërdrejtë dhe indirekt të pandemisë në popullatën evropiane”, theksoi Eurostat.
Irlanda nuk është e përfshirë në llogaritjen sepse të dhënat për atë vend nuk janë marrë ende.
Ky institucion llogariti që kulmi i vdekjeve ishte regjistruar në javën në fund të marsit dhe në fillim të prillit, kur kishte 36 mijë vdekje.
Burra kanë vdekur më shumë në mars sesa gra, ndërsa gra kanë vdekur më shpesh në prill dhe në fillim të majit. Vendet e para të prekura nga koronavirusi në Evropë ishin Italia dhe Spanja, ndërsa këto dy vende e shënuan edhe rritjen më të madhe të numrit të vdekjeve: Spanja 48 mijë, ndërsa Italia më shumë se 46 mijë.