Bruksel, 25 maj – Bashkimi Evropian importon më shumë mjaltë nga Kina, sipas të dhënave të Eurostatit.
Nga ky vend në vitin 2018, u importuan 80.000 tonë mjaltë, që paraqet 39 për qind nga importi i përgjithshëm i mjaltit nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së.
Pas kinezëve, evropianët shpenzojnë sasinë më të madhe të mjaltit nga Ukraina, që është konfirmuar me faktin – import në 41.000 tonë mjaltë, që është për 20 për qind nga vlera e përgjithshme e importit të këtij ushqimi.
Në vendin e tretë është Argjentina, prej ku janë importuar 25.000 ton mjaltë, që paraqet 12 për qind nga sasia e përgjithshme e mjaltit. Pason – Meksika me 21.000 tonë apo 20 për qind nga importi i përgjithshëm, ndërsa Çile me 8.000 tonë ose katër për qind nga importi i përgjithshëm.