Shkup, 11 korrik – Maqedonia e Veriut më 1 janar të këtij viti ka 2.077.100 banorë që është për 2.000 banorë më shumë krahasuar me 1 janarin e vitit 2018, thonë të dhënat e publikuara nga Eurostat, informon gazeta KOHA.
Numri i popullsisë në vend për një vit është rritur për 0.9 për qind. Maqedonia e Veriut viteve të kaluara shënon rritje pozitive prej 1.6 për qind. Vitin e kaluar kanë lindur 21.300 foshnja, ndërsa kanë vdekur 19.700 persona.
Numër më të madh të popullsisë mes vendeve të rajonit, sipas Eurostat, ka Greqia 10.7 milionë, në Bullgari jetojnë 7 milionë njerëz, në Serbi 6.96,000 Kroaci 4.077.000, në Shqipëri 2.86 ndërsa në Mal të Zi 626.000 banorë, transmeton gazeta KOHA.
Në Bashkimin Evropian (BE) jetojnë 513.5 milionë banorë, që është për 1 milionë më shumë nga viti i kaluar.
Më shumë banorë 83 milionë ka Gjermani, para Francës e cila ka 67 milionë, Britania e Madhe ka 66.6 milionë banorë, Spanja 46.9 dhe Polonia 38 milionë. (koha.mk)