Liderët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian sot në Bruksel e fillojnë Samitin dyditor në të cilin tema kryesore do të jenë “Libri i bardhë” me pesë skenarë për shpëtim të BE-së i kryetarit të Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker, përgatitja për fillimin zyrtar të daljes së Britnaisë së Madhe nga Unioni, zgjedhja e kryetarit të Këshillit të Evropës, gjendja ekonomike në bllok dhe gjendja në Ballkanin Perëndimor.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, “Libri i bardhë” që Junker e prezantoi javën e kaluar me pesë skenarë për ardhmërinë e Unionit nuk ishte planifikuar për publikim deri në pranverë, por me aktivizimin e negociatave për Brekzitin, që pritet më së voni këtë muaj, njeriu i parë i Këshillit evropian, Donald Tusk u bëri thirrje liderëve ta shfrytëzojnë takimin e sotëm për të biseduar për deklarimin rreth të ardhmes së BE-së.
Shqartimi i dokumentit të Junkerit vjen në momentin kur autoritetet në Berlin, Paris dhe Hagë janë të fokusuara në zgjedhjet e ardhshme dhe kur është i paqartë mandati i dytë i Donald Tuskit në krye të Këshillit, edhe pse ai gëzon mbështetje të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, por rizgjedhjes së tij i kundërvihet vendi i tij amë, Polonia. Megjithatë pritet që ai të marrë edhe dy vite e gjysmë mandat në krye të Këshillit të Evropëës, sepse për rizgjedhje të tij nevojitet shumicë e kualifikuar.
Pasqyra ekonomike është gjithnjë e më e mirë për Unionin, me rritje të paraparë mesatare dhe rritje të vendeve të punës në të gjitha 28 vendet anëtare të BE-së. Por, kriza në Eurozonë ende nuk është tejkaluar tërësisht, para së gjithash për shkak të Greqisë. Ndërkaq, kriza me migrimin, e cila i ndezi qëndrimet nacionaliste dhe shkaktoi kërkesa ekstremiste, duket sikur është nën kontroll, falë, në masë të madhe, marrëveshjes me Turqinë dhe paraqitjet e fundit drejt qeverive afrikane.
Në tryezë për diskutim sonte në Bruksel gjithashtu do të jenë edhe sfidat e jashtme dhe euroskepticizmi me Brekzitin dhe presidentin amerikan Donald Tramp. Gjatë mbrëmjes punuese, liderët e BE-së sonte do të diskutojnë nedhe për gjendjen në Ballkanin Perëndimor, pas debatit të madh të ministrave të jashtëm të vendeve-anëtare të Unionit të hënën.
Me atë rast, për Ballkanin, liderët në deklaratë të përbashkët pritet ta shprehin “mbështetjen e vet ta padyshimtë për perspektivën evropiane të Ballkan it Perëndimor”, por nuk do të përmendet emri i asnjërit vend nga rajoni. Gjithashtu, liderët e BE-së pritet të japin dritë të gjelbër për krijimin e Zyres evropiane të prokurorisë publoike, edhe pse jo të gjitha vendet e BE-së nuk e miratojnë këtë, ndërkaq do të bisedohet edhe për çështjen për standardet e ushqimit.