Hagë, 5 nëntor – Mbi 30.000 artefakte, mes të cilave edhe qeramikë greke dhe romake, helmeta, vazo funerale, llamba, shiqeta dhe shtiza janë konfiskuar në kuadër të operacionit më të ri të kahëzuar kundër tregtisë me të mira kulturore në Evropë, kumtoi sot Europoli.
Në kumtesë ceket se mes artefakteve të konfiskuara ka edhe origjinale dhe falsifikime.
Artefaktet janë konfiskuar në kuadër të operacionit Sardika, me të cilin kryeson Garda civile spanjolle dhe policia kriminalistike bullgare, me mbështetje të Euopolit dhe Euroxhastit, kahëzuar kundër grupeve të organizuara kriminale të dyshuara për shitje dhe falsifikim të artefakteve.
Gjatë operacionit më 23 tetor është kryer bastisje e njëkohshme në 17 prona në Bullgari dhe Spanjë. që çoi drejt arrestimit të 13 perosnave të dyshuar, ndërkaq janë konfiskuar edhe rreth 180.000 euro para të gatshme.
Hetimi tregoi se banda kriminele ka punuar fillimisht në Spanjë, ka kryer gërmime ilegale dhe ka tregtuar me të mirat kulturore, të vjedhura nga gjetjet arkeologjike në Bullgari.