Hagë, 27 tetor – Në një aksion të përbashkët të policisë evropiane dhe me mbështetje të Europolit, janë konfiskuar 352 automjete të grabitura rrugës drejt destinacionit përfundimtar.
“Edhe 1.077 pjesë nga automobilat e grabitur dhe dhjetëra dokumente të falsifikuar ose ndryshuara ishin konfiskuar gjatë Ditës së aksionit të përbashkët, siç ishte quajtur “operacioni”, kumtoi Europol.
Në kumtesë citohet se operacionin e ka udhëhequr Fronteks, sepse plani ka përfshirë kontrolle intensive në vendkalimet kufitare të 17 vendeve anëtare të BE-së dhe pesë shtete ballkanike.
Qendra komanduese e këtij operacioni ishte ngritur nga Fronteksi në Varshavë, ku inspektorët e vendeve të ndryshme këmbyen të dhëna operative.
Në operacion morën pjesë: Shqipëria, Austria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Kosova, Letonia, Lituania, Holanda, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.