Hagë, 27 maj – Në Belgjikë dhe Francë janë arrestuar 26 persona, anëtarë të një rrjeti kriminal, për kontrabandë të emigrantëve të paligjshëm dhe konfiskimin e tre automjeteve, parave dhe pajisjeve elektronike, publikoi sot Europoli.
Operacioni u krye nga policia e Belgjikës dhe Francës me ndihmën e Europolit, ndërsa gjatë kontrollit të 27 shtëpive, 21 emigrantë u gjetën të cilët u transportuan në vend të sigurt.
Grupi kriminal dyshohet se transportonte emigrantë, kryesisht nga Vietnami përmes Belgjikës dhe Francës për në Britaninë e Madhe dhe besohet se kishte emigrantë të fshehur përpara se të liheshin në destinacionin e tyre të fundit përmes La Mansh.
Për disa muaj, grupi ka transportuar dhjetëra emigrantë në ditë, ndërsa aktivitetet kriminale ishin pjesërisht të rrezikshëm për shkak të kushteve të transportit.