Hagë, 27 nëntor – Më shumë se një mijë policë në gjashtë shtete, me mbështetjen e Europolit, sot arrestuan 45 persona në operacionin më të madh kundër trafikantëve të drogës nga Brazili në Evropë.
“Policia sot ka bastisur 180 shtëpi dhe arrestoi 45 persona, duke e ndërprerë kështu rrjetin e kontrabandës, i cili i dha grupit mafioz një fitim prej 100 milion eurosh në gjashtë muajt e parë duke injektuar 45 tonë kokainë”, theksohet në kumtesën e Europolit.
Operacioni u zbatua në Portugali, Belgjikë dhe Brazil dhe u ndihmua nga policia e Spanjës, Holandës, Rumanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Tridhjetë e tetë persona janë arrestuar në Brazil, katër në Belgjikë, dy në Dubai dhe një në Spanjë. 12 milion euro u sekuestruan në Portugali, 200,000 euro dhe një milion rea braziliane (157,000 euro) si dhe 169,000 dollarë amerikanë në Belgjikë.
Gjithashtu u sekuestruan 70 automjete luksoze në Brazil, Belgjikë dhe Spanjë, si dhe 37 avionë privatë, 163 shtëpi në Brazil, dy shtëpi në Spanjë me vlerë katër milion euro dhe dy apartamente në Portugali me vlerë 2.5 milion euro.