Strasburg, 12 mars – Parlamenti Evropian sot miratoi rezolutë për marrëdhënie politike mes BE-së dhe Rusisë, me të cilën mes tjerash kërkohet ndërprerja e ndërtimit të gazpërçuesit “Rrjedha veriore 2”, transmeton gazeta KOHA.
Rezoluta parashikon edhe mundësi për zgjerimin e sanksioneve ndaj qytetarëve rus, kufizimin e qasjes së Rusisë në financat dhe teknologjitë, si dhe mundësinë që Rusia të mos konsiderohet partner strategjik i BE-së.
Rezoluta është miratuar me 402 vota “pro” , 163 “kundër” dhe 89 “abstenuan”.
Pjesë e posaçme në Rezolutën i është kushtuar gazpërçuesit “Rrjedha veriore 2” për të cilin vlerësohet se do ta rris varësinë e BE-së nga gazi rus, se e rrezikon tregun e brendshëm të BE-së dhe se nuk është në pajtim me politikën energjetike dhe interesat strategjike të Unionit, për ç’arsye ndërtimi i tij duhet të ndërpritet.
Rezoluta u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së për “koordinim të mëtejshëm dhe harmonizim” të politikave të tyre të jashtme ndaj Rusisë.(koha.mk)