Strasburg, 9 janar – Parlamenti evropian e kritikoi ashpër qasjen e presidentit amerikan, Donald Tramp ndaj lidhjeve transatlantike dhe paralajmëroi se ndarja mes aleatëve do t’i përforcojë oponentët e tyre global.
Në letrën dërguar sot drejtuar anëtarëve të Kongresit amerikan, delegacioni parlamentar për marrëdhënie me SHBA-në, e kritikon “qasjen gjithnjë e më të dëmshme të Shtëpisë së Bardhë” dhe e dënoi degradimin e ambasadorit të BE-së në Uashington.
Vitin e kaluar delegacioni i BE-së vërejti se ambasadori i vet në Uashington nuk është ftuar në manifestime të caktuara. Përfaqësuesit e qeverisë së SHBA-së, diplomatëve të BE-së u konfirmuan se statusi i ambasadorit aktual të BE-së, Dejvid O’Saliven ëshë degraduar, sipas të gjitha gjasave nga fundi i tetorit apo fillimi i nëntorit, transmeton Dojçe Vele.
Në ditën e varrimit të Xhorxh Bushit, 5 dhjetor vitin e kaluar, diplomatët në Uashignton i shprehën nderime presidentit të ndjerë. Dejvid O’Saliven me atë rast nuk ishte thirrur si deri atëherë, sipas rendit kronologjik, sipas viteve në shërbim, por si i fundit, thotë një nëpunës i BE-së. O’Saliven në raste të tilla çdoherë ishte në mesin e 20 deri 30 të thirrurve të parë nga më shumë se 150 ambasadorë të akredituar në Uashington. Ai është ambasador i BE-së që prej vitit 2014.
Administrata e SHBA-së e degradoi statusin diplomatik të – siç qëndron zyrtarisht – “Delegacionit të Bashkimit Evropian për SHBA-në” që nga fundi i vitit të kaluar. Hapi i tillë nuk ishte paralajmëruar dhe do të thotë se BE-ja nga aspekti i SHBA-së është degraduar nga niveli shtetëror në status të organizatës ndërkombëtare. “Nuk e dimë saktë përse e bënë këtë, sepse nuk na informuan”, deklaroi për Dojçe Velen një përfaqësues i BE-së në Uashington. “Mund të konfirmoj se ai hap nuk është pranuar pozitivisht në Bruksel”.
Në Bruksel thonë se në rrjedhë janë bisedimet me SHBA-në rreth kësaj çështje. Që në dhjetor, siç thonë, për atë janë mbajtur bisedime mes SHBA-s. dhe BE-së. Përfaqësuesit e BE-së në Bruksel konfirmuan se ambasadori aktual i BE-së, Dejvid O’Saliven sërish e ka marrë rangun e tij protokollar, megjithatë ky diplomat është në funksion vetëm deri në shkurt të këtij viti.
Marrëdhëniet euroatlantike vazhdimisht po përkeqësohen pasi që Tramp u bë president para dy viteve.