Një europarlamentar i zi pretendon t’i jetë thënë të largohet nga Parlamenti Evropian në ditën e tij të parë të punës. Magid Magid, që përfaqëson Yorkshirein dhe Humberin për Partinë e Gjelbër, tha se ishte “dukshëm ndryshe” por se nuk do të “provoj të përshtatem”.
Ai ishte në mesin e 73 europarlamentarëve që u nisën për në Strasburg për të nisur mandatin e tyre pesë-vjeçar. Magid ishte në ndërtesën e Parlamentit Evropian kur dikush e pyeti atë nëse e kishte humbur rrugën, dhe më pas i ishte thënë të largohej nga ndërtesa.
Ai shkroi në Twitter: “E di se jam dukshëm ndryshe”. “Nuk e kam privilegjin për të fshehur identitetin tim. Jam i zi dhe quhem Magid. Nuk kam për qëllim të përshtatem. Jam mësuar”.