Eurokomisioni pret që mandati t’i fillojë më 1 dhjetor

Bruksel, 12 nëntor – Komisioni për Çështje Juridike pranë Parlamentit Evropian konfirmoi se nuk ekziston konflikt i interesave te kandidatët e rinj për komisarë për zgjerim, transport dhe treg të brendshëm, transmeton gazeta KOHA.

Oliver Varhejli, Adina Valean dhe Tieri Breton para se zyrtarisht ta ndërmarrin detyrën, më 14 nëntor do të duhet të përgjigjen në pyetjet e eurodeputetëve.

Një përfaqësues i Komisionit Evropian kumtoi se kryetarja e zgjedhur e Komisionit Ursula fon der Lajen ka dërguar edhe një letër deri te Qeveria e Britanisë së Madhe, në të cilën e përkujton Londrën për “premtimin dhe obligimin” që të dorëzojnë propozime për kandidat britanik për komisar.

“Koha po kalon. Presim përgjigje deri në fund të javës”, tha një përfaqësues i KE-së.

Nga Eurokomisioni kumtuan se qëllimi është që të gjitha procedurat rreth zgjedhjes së komisarëve të rinj të përfundojnë me kohë, me qëllim që Eurokomisioni të fillojë me punë më 1 dhjetor.(koha.mk)