Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do ta presë komisarin për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian Johanes Han. Han e filloi vizitën në Maqedoni dje. Fillimisht u takua me kryeministrin Emil Dimitriev, pastaj mori pjesë në takimin e ministrave të energjetikës nga Ballkani Perëndimor dhe në Takimin ministror të vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa mbrëmë realizoi takime të ndara me liderët e partive politike të përfaqësuara në Parlament.