Skuadra e Shkëndijës falë eurogolit të Armend Alimit, ka arritur fitore mjaftë të rëndësishme ndaj Pelisterit, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovë. Kumanovari nga 30 metra arriti të mposht portierin mysafir, dhe doli që ky gol të jetë vendimtar në fitoren e kuqezinjve. Pas kësaj fitore dhe kiksit të Vardarit, Shkëndija tani ka 4 pikë më pak.
Ka vazhduar seria pa fitore e Shkupit. Pëllumbat në mes të Çairit u mundën nga Makedonija Gj.P. me 2:0 duke rrezikuar edhe më shumë mbijetesën. Fitore mjaftë të rëndësishme ka shënuar skuadra e Renovës. Djemtë e trajnerit Qatip Osmani me 2:0 në cilësinë e mysafirit mundën Pobedën duke ruajtur kështu gjasat për Evropë. Fitoren bardhekaltërit e arritën në fund të ndeshjes, respektivisht në minutën e 83 dhe 90 falë dy golave të Argjent Gafurit. (koha.mk)
Rezultatet:
Vardari – Sileksi 1:1
Shkëndija – Pelisteri 1:0
Shkupi – Mak.Gj.P. 0:2
Bregllnica – Rabotniçki 0:0
Pobeda – Renova 0:2
Tabela: Vardari 41, Shkëndija 37, Pelisteri 29, Rabotniçki 28, Sileksi 24, Renova 23, Shkupi 16, Pobeda 15, Makedonija Gj.P. 15, Bregallnica 11.