Eurodeputeti Picula i angazhuar të ndihmojë të zhbllokohen negociatat me BE-në

3

Strasburg, 28 nëntor – Eurodeputeti kroat Tonino Picula është zgjedhur për raportues të Samitit të BE-së, Ballkani perëndimor, i cili do të mbahet në maj në Zagreb. Ai do të ketë detyrë të formulojë rekomandime në emër të Parlamentit Evropian në prag të takimit të liderëve dhe të ndihmojë të zhbllokohen negociatat me Shkupin dhe Tiranën, informon KOHA.

Picula është falënderuar për besimin e Parlamentit dhe ka porositur se do të ofrojë “seri të rekomandimeve konkrete” me të cilën duhet të tejkalohet bllokada e Samitit të fundit të BE-së në tetor dhe të hapen negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Duke bërë gabime, presidenti francez Emanuel Makron me bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, arriti diçka që nuk e planifikoi- e ktheu zgjerimin në nivel evropian. Më mirë është parë ajo në fjalimin e sotëm të kryetares Ursula fon der Lajen e cila në fjalimin e saj porositi se dyert e BE-së mbeten të hapura dhe atë temë e theksoi në fillim të fjalimit të saj”, ka thënë dje Picula.

Në fjalimin e saj hyrës para votimit në Parlamentin Evropian, kryetarja e porsazgjedhur e KE-së ka vërtetuar se perspektiva për anëtarësim në BE e Ballkanit Perëndimor mbetet e gjallë.

Franca në tetor ka bllokuar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duke u thirurr në nevojën e reformës paraprake të brendshme të Unionit si dhe të mbarë procesit negociues me rajonin.

Për raportuesin Picula “debati për reformën nuk guxon të bllokojë procesin”. “Vendet duhet të vlerësohen individualisht, në bazë të arritjeve individuale”, ka thënë eurodeputeti.

Krahas këtij roli, Tonino Picula është raportues i rregullt i PE-së për Malin e Zi. Raporti i tij për Samitin e Zagrebit pritet gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm. (koha.mk)

Comments are closed.