Eurodeputeti hungarez nga të Gjelbrit Benedek Javor, i dërgoi një letër zyrtare komisionerit europian për Çështjet e Migracionit dhe Çështje të Jashtme, Dimitris Avramopulos, me të cilën nga Komisioni Evropian kërkon të shpreh qëndrimin për dhëniet e azilit ish kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski nga ana e qeverisë hungareze.
Në letrën ai thotë se autoritetet hungareze kanë miratuar azilin për Gruevksin i cili nën “rrethana të dyshimta” ka arritur në kryeqytetin hungarez me ndihmën e autoriteteve hungareze dhe atje ka kërkuar azil politik.
Ai kujton se Gruevski është dënuar për korrupsion në Maqedoni dhe i numëron bazat mbi të cilat një person mund të kërkoj azil në BE në përputhje me direktivën e BE-së 2011/95. Në nenin 12 paragrafi 12 qëndron se një shtetas i vendit të tretë nuk mund të marrë statusin e emigrantit nëse ai ka kryer “krim serioz jopolitik”.
“Për arsye se korrupsioni nuk bën pjesë në këto krime, të cilat konsiderohen si politike, besoj se qeveria hungareze nuk ishte në pozitë të miratoj azil për Nikola Gruevskin. Prandaj, ju lus që të më informoni për qëndrimin e Komisionit Evropian për atë nëse vendimi i qeverisë hungareze përputhet me legjislaturën evropiane ose jo, cili është qëllimi i Komisionit në këtë rast”, i shkroi Javor Avramopulosit.