Eurodeputeti Ilhan Quçuk është zgjedhur për kryetar të liberalëve evropianë

16

Sofje, 11 qershor – Eurodeputeti Ilhan Quçuk dhe raportues i përhershëm i PE-së për Maqedoninë e Veriut, është zgjedhur kryetar i partisë ALDE të liberalëve evropianë. Kjo ka ndodhur në kongresin e 41-të të partisë, i cili mbahet më 11-12 qershor.

Edhe pse kongresi mbahet në format të përzier në Bruksel, partitë anëtare u mblodhën në trupin më të lartë për sjelljen e vendimeve dhe me shumicë të madhe e zgjodhën eurodeputetin bullgar nga Lëvizja për të drejta dhe liri (DPS) Ilhan Quçuk si një nga dy kryetarët. Zgjedhja e Quçuk është mirënjohje e lartë e DPS si pjesë e bashkësisë liberale që I mbështet vlerat liberale në nivel kombëtar ashtu edhe në atë evropian.

Ilhan Quçuk ka lindur në vitin 1985 në qytetin Sevlievo. Në zgjedhjet evropiane në Bullgari në maj të vitit 2019, u zgjodh për një mandat të dytë si anëtar i Parlamentit Evropian nga grupi “Rinovoje Evropën”. Ai është anëtar i Komisionit për punë të jashtme dhe të Delegacionit të PE-së dhe është Raportues i Përhershëm i PE-së për Maqedoninë e Veriut. Ai është nënkryetari i parë i Delegacionit të Komitetit të përbashkët parlamentar BE-Turqi. Siç përkujton korrespondenti I MIA-s nga Sofja, Quçuk është politikani i dytë bullgar që kryeson një parti evropiane, pas ish kryeministrit bullgar dhe ish udhëheqësit socialist bullgar Sergei Stanishev, i cili kryeson Partinë e socialistëve evropian – PES.